LAJMI I FUNDIT:

Rohan: Kosova ka ushtrinë e saj, FSK-në

Rohan: Kosova ka ushtrinë e saj, FSK-në

Ish-zëvendës ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ‘Forca e Sigurisë së Kosovës është realisht Ushtria e Kosovës” dhe shtoi se çfarëdo ndryshimi rreth saj duhet bërë brenda kuadrit kushtetues.

Deklaratat e Rohanit pasuan dorëzimin në Kuvend të një projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me kompetenca shtesë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Projektligji iu kalua Qeverisë së Kosovës ndërkohë që shkaktoi reagimin e fuqishëm të NATO-s dhe të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që kundërshtuan, siç thanë, ‘veprimet e njëanshme’.


Zëvendës ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se “FSK-ja kufizimin e vetëm e ka në numrin e pjesëtarëve dhe armatimin e rëndë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një Ushtri. Kufizimi i vetëm është në numrin e saj dhe në pajisjet e rënda. Nuk e di se çfarë duhet të ndryshojë në konceptin dhe mandatin e kësaj force. Në çfarëdo rasti mund të ndryshohet vetëm brenda procedurave të ligjit të Kosovës dhe të Kushtetutës”.

“A mund të më qartësohet se cili është dallimi ndërmjet Forcave të Sigurisë dhe një Ushtrie?”, ka shtruar pyetjen Rohan. /rel/