LAJMI I FUNDIT:

Valltarja elastike, rrotullohet dhe ulet me kokë (Video)

Valltarja elastike, rrotullohet dhe ulet me kokë (Video)

Allison Schieler nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, është popullarizuar në internet, pasi është publikuar filmimi ku shfaqë mënyrën e vallëzimit.

Në videon e postuar më poshtë, 25-vjeçarja vallëzon sipër një podiumi të lëvizshëm, duke rrotulluar trupin dhe në fund bën të ashtuquajturën ulje me kokë, transmeton Telegrafi.


Derisa ngre këmbët lartë dhe më pas i vë poshtë trupit, në sfond dëgjohen disa njerëz që thërrasin dhe brohorisin për aftësitë e saj.

Mësohet se ajo ka filluar të vallëzojë që nga mosha trevjeçare, ndërsa kurrë nuk ka marrë pjesë në ndonjë orë profesionale.

Të gjitha lëvizjet i ka mësuar duke shikuar televizion, si dhe ka praktikuar mënyrën e lëvizjes së aktorëve të cirkut. /Telegrafi/