LAJMI I FUNDIT:

Huntsman pranon postin e ambasadorit amerikan në Rusi

Huntsman pranon postin e ambasadorit amerikan në Rusi

Ish-guvernatori i Utah, njëkohësisht ish-ambasadori amerikan në Kinë, John Huntsman, ka pranuar ofertën e presidentit Donald Trump për postin e ambasadorit amerikan në Rusi, njoftuan disa media si ”Politico”, CNN dhe Fox News.

Huntsman, 56 vjeç, ka qenë edhe ambasador në Singapor.

Edhe pse gjatë fushatës elektorale ai ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Donald Trumpit, ai u kontaktua nga ky i fundit si edhe nga sekretari i Shtetit, Rex Tillerson në fund të shkurtit.


Propozimi zyrtar ka ardhur vetëm pak ditë më parë dhe Huntsman duket se e ka pranuar postin.

Ai është quajtur ndryshe edhe ”kinezi” për shkak të njohjes pothuajse perfekte të gjuhës mandarine.

Ish-biznesmen, miliarder, ish-guvernator, i vlerësuar nga të gjitha palët politike, tepër i moderuar dhe elegant, ai është i martuar dhe baba i shtatë fëmijëve. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori