LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra në Parlamentin Evropian flet për gratë e dhunuara gjatë luftës

Deliu-Kodra në Parlamentin Evropian flet për gratë e dhunuara gjatë luftës

Në sesionin e Parlamentit Evropian po diskutohet lidhur me eliminimin e dhunës ndaj grave si faktor për fuqizim. Penalistët përmenden përvojat e shteteve të tyre duke potencuar edhe dhunën seksuale.

Kryetarja e delegacionit të Kosovës Blerta Deliu-Kodra përmendi dhunimin e 20 mijë grave gjatë luftës në Kosovë.

“Janë mbi 20 mije gra të dhunuara në Kosovë gjatë luftës dhe ndonëse institucionet po punojnë që ato të integrohen në shoqëri, drejtësia po vonon. Gjeneralët serb të cilët kanë dhënë urdhër për dhunimin e tyre po dekorohen nga shteti serb. Të jesh grua do të thotë të luftosh gjithmonë për gratë pa zë, çfarë po bëjmë ne parlamentaret e shteteve të shumta, a po angazhohemi për vlera të përbashkëta, të cilat janë në qendër të politikave të BE-së”, ka thënë Deliu-Kodra duke kërkuar angazhim të kolegeve për ketë gjë.


Ajo, gjithashtu kërkoi nga shtetet përfaqësuese që të angazhohen së bashku për drejtësi duke potencuar edhe raportin e fundit për të drejtën humanitare në Serbi si dokument që potencoi këto të dhëna.

Deputetet serbe ndonëse të pranishme në këtë seancë të sotme te Parlamentin Evropian nuk kanë pasur asnjë koment.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori