LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e gjimnazit “Cvetan Dimov” druajnë se mund të sulmohen nga protestuesit (Video)

Nxënësit e gjimnazit “Cvetan Dimov” druajnë se mund të sulmohen nga protestuesit (Video)

Nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” gjatë ditëve të fundit nuk i përfundojnë të gjitha orët mësimore, për shkak të frikës që kanë nga protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Nga TV21 janë intervistuar disa nxënës, të cilët janë shprehur se prej fillimit të protestave të kësaj iniciative ata janë ndjerë të pasigurtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Po ato nxënës që jetojnë në fshatra, lëshohen më herët për shkak të protestave. Po të Sarajit të Haraçinës gjithë këto nxënës që jetojnë në këto fshatra lëshohen më herët se kanë frik”, tha Amir Jusufi për TV21.


Drejtoria e kësaj shkolle ishte e mbyllur dhe nuk deshën të prononcohen. Lidhur me këto raste, ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu, dy ditë më parë bëri thirrje që nxënësit duhet të shkojnë në shkollë dhe të mos humbin mësimet.

Nga Ministria e Arsimit theksojnë se po shqyrtojnë rastet e tilla, ku nxënësit lirohen të shkojnë në shtëpi para përfundimit të orarit mësimor./Telegrafi/