LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë urdhëron hetimin e “darkave të pazareve të drejtorëve të burgjeve me të dënuarit…”

Ministria e Drejtësisë urdhëron hetimin e “darkave të pazareve të drejtorëve të burgjeve me të dënuarit…”

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me shkrimin e publikuar me titull “Skandaloze: Drejtorët e burgjeve në Darka të pazareve me të dënuarit për vepra të rënda penale”.

“Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se pas publikimit të fotografive dhe shkrimeve në disa portale në të cilat shihen zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, në shoqëri me persona të dënuar më parë për vepra penale, Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, ka urdhëruar menjëherë inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë të bëjë inspektim të këtij rasti, respektivisht pretendimeve te cilat përmenden në shkrimet e portaleve”, thuhet në njoftimin e MD-së, transmeton Telegrafi.

Drejtorët e burgjeve “shijojnë darkat” me të dënuar për vepra të rënda penale (Foto)
Lexo po ashtu Drejtorët e burgjeve “shijojnë darkat” me të dënuar për vepra të rënda penale (Foto)

“Pas pranimit të raportit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues, në varësi nga të gjeturat dhe rekomandimet si dhe në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet e duhura”.


“Ministrja e Drejtësisë, znj. Hoxha shpreh përkushtimin si dhe garanton qytetarët e Republikës së Kosovë se puna e Ministrisë së Drejtësisë dhe e institucioneve të cilat veprojnë në kuadër të saj do të jetë transparente dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe nuk do të tolerohet asnjë praktikë që nuk është në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori