LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Qëndrimet e OBRM-PDUKM-së për Deklaratën janë për të defokusuar opinionin nga kriminelët

Sheqerinska: Qëndrimet e OBRM-PDUKM-së për Deklaratën janë për të defokusuar opinionin nga kriminelët

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, sot në një konferencë për shtyp theksoi se duhet të ndalohet ngritja e tensioneve në Maqedoni me thirrjet për dhunë. Sipas saj, OBRM-PDUKM-ja dëshiron të qëndrojë në qeveri me çdo çmim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sheqerinska tha se qëndrimet e OBRM-PDUKM-së në lidhje me platformën e partive shqiptare kanë për qëllim të defokusojnë opinionin nga kriminelët.

Ajo i bëri thirrje presdentit Gjorge Ivanov që menjëherë ta ndajë mandatin për LSDM-në dhe tha se dalja nga kriza është e mundshme vetëm me formimin e qeverisë së re./Telegrafi/