LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i e shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, inkurajon femrat të jenë të guximshme për ndryshime

EULEX-i e shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, inkurajon femrat të jenë të guximshme për ndryshime

Sot, EULEX-i i bashkohet shumë njerëzve në mbarë botën në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

EULEX këtë vit 8 Marsin kremton me moton ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’ dhe inkurajon të gjitha që të ndihmojnë në krijimin e një bote më të mirë të punës, me përfshirje gjinore më të madhe.


“Si një mision për sundimin e ligjit, detyra kryesore e EULEX-it është fuqizimi i institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, duke siguruar përputhshmërinë me standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane. Ka kohë që kur shtetet anëtare të BE-së janë zotuar për ta mbështetur Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e cila bën thirrje për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë dhe përfshirje të grave në të gjitha përpjekjet për ta ruajtur dhe promovuar paqen dhe sigurinë.  EULEX-i tashmë e ka bërë këtë zotim për t’i përfshirë të drejtat e njeriut, si dhe perspektivën dhe standardet për çështjet gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, qofshin ato të natyrës së brendshme apo të jashtme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se prej vitit 2015, EULEX-i e ka krijuar rrjetin e pikave të kontaktit për çështje gjinore (PKGJ), i cili funksionon si një mekanizëm i brendshëm për t’i identifikuar dhe adresuar çështjet ku ekziston mos barazia gjinore apo kur gjinia duhet të bëhet perspektivë e domosdoshme në veprimet tona të brendshme dhe të jashtme.

“Ne tashmë i kemi parë rezultatet e kësaj, pasi që funksionalizimi i strukturave të PKGJ-së është përshëndetur kohëve të fundit nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë si një ‘praktikë e mirë’. Perspektiva gjinore kërkon vëmendjen e udhëheqjes si dhe të secilit pjesëtar të personelit të Misionit. Për këtë ne e kemi ndërtuar strukturën e Pikave të Kontaktit për çështje Gjinore, si mekanizëm për ta përmirësuar punën tonë të përditshme në aspektet gjinore”, thotë Alexandra Papadopoulou.

“EULEX-i është plotësisht i përkushtuar që t’i përkrah edhe kolegët vendas në përmirësimin e barazisë gjinore, e cila është një prej kritereve të Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës. Janë shënuar përmirësime pozitive në qasjet ndaj grave në Kosovë dhe ekzistojnë iniciativa të shumta që merren me sensibilizimin lidhur me çështjet e barazisë gjinore në shtëpi dhe në jetën publike, siç është kuota prej 30% e pjesëmarrjes së femrave në parlamentin e Kosovës, sa për ta përmendur një shembull në këtë drejtim. Megjithatë, duhet të bëhen edhe më tej përpjekje për të siguruar që gratë të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zotimi ynë është ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’, ndërsa e pranojmë që të drejtat e gruas janë të drejta të njeriut, si dhe angazhohemi për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në komunikatë me rastin e 8 Marsit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori