LAJMI I FUNDIT:

Sot në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e gruas

Sot në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e gruas

Dita ndërkombëtare e gruas-8 Marsi sot do të shënohet edhe në Maqedoni. Janë organizuar një sërë manifestimesh dhe tribunash kushtuar gruas, ndërsa zakonisht në këtë ditë u dhurohen lule dhe dhurata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastin e festës, Platforma për barazi gjinore, me rastin e 8 marsit, Ditës ndërkombëtare të grave, sot do të organizojë marsh për të drejtat e grave.


Poashtu Këshilli nacional për barazi gjinore në bashkëpunim me Shoqatën e personave me nevoja të veçanta Mobiliteti Shkup, Shtëpinë e pleqve ‘Nënë Tereza’ nga Zllokuqani dhe organizatën ‘Zur Artikraft’ organizon ekspozitë dhe bazar të punimeve të dorës. /Telegrafi/