LAJMI I FUNDIT:

Të lodhur nga skamja: Nëna që nuk dëshiron të zbardhë mëngjesi (Video)

Të lodhur nga skamja: Nëna që nuk dëshiron të zbardhë mëngjesi (Video)

Përveç se jeton në një shtëpi në kushte të mjerueshme, krejt paratë, të cilat ai i ka në dispozicion si zot shtëpie, është ndihma sociale prej 100 eurosh.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të angazhimit të saj në verifikimin e familjeve në nevojë, gjatë kësaj jave ka vizituar familjes e Nezir Berishës, 52 vjeçarit nga Klina, i cili ka qenë njëri nga luftëtarët e parë në zonën prej nga vjen. Ai ka theksuar se tash atij ia kanë dhënë një certifikatë për pjesëmarrje në luftë, por ende nuk gëzon ndonjë pension si invalid i luftës.

Babai i gjashtë vajzave ka treguar se ka disa vite që ai i ndërron shtëpitë, për arsye se nuk ka mundësi të qëndroj në ndonjë shtëpi shumë gjatë.


“Krejt paratë që i marrë prej socialit, duhet me e pagu qiranë. Jam lodh, mu ka lodhë jeta. Nuk do të doja asgjë më shumë se t’ua bëja këtyre fëmijëve një strehë”, ka shtuar Berisha.

Derisa bashkëshortja e tij ka thënë se dy prej vajzave ua ka ndërpre shkollimin, për arsye kushteve tepër të vështira.

Ajo ka thënë se e ka tepër të vështirë që tua siguroj ushqimin vajzave, të cilat sipas saj, kanë mungesë edhe të veshmbathjeve.

“Është tepër e rëndë kur zgjohem në mëngjes, edhe them pse u zgjova. E kam të vështirë edhe kur i nisi në shkollë. Jam ngarkuar shpesh herë edhe psiqikisht për shkak të gjendjes”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori