LAJMI I FUNDIT:

Sa janë të kënaqur pacientët me shërbimet shëndetësore? – Anketë e cila do të vlejë 50 mijë euro

Sa janë të kënaqur pacientët me shërbimet shëndetësore? – Anketë e cila do të vlejë 50 mijë euro

Sa janë të kënaqur pacientët? – Pyetje e cila do të jetë me vlerë prej rreth 50 mijë euro. Kaq ka vendosur ministri Nikolla Todorov të shpenzojë për të matur kënaqësinë tek të siguruarit e shërbimeve në shëndetin publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tenderi tanimë është nënshkruar, ndërsa kriter kryesor si në gjithë tenderet tjera do të jetë oferta me çmim më të ulër. Për disa nga paraardhësit e Todorovit kjo është mjegullim, pasi sipas tyre paratë harxhohen për pyetje përgjigjja e së cilës është më se e qartë.


Nga Ministria e Shëndetësisë nuk shpjegojnë se një matje e këtillë e kënaqësisë së pacientëve është e nevojshme dhe pse bëhet aq shpesh? Ata thonë se e kanë obligim ligjor të realizojnë anketa anonime dy herë në vit dhe të njëjtat t’i publikojnë në web faqen e tyre zyrtare të Ministrisë./Telegrafi/