Paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011, ka mbetur e pandryshuar që nga ajo kohë. Për gjashtë vite me radhë, paga minimale ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik, sipas ligjit do të duhej të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, njëherësh përfaqësues i bizneseve në këtë Këshill, tha se me autoritetet kompetente kanë shqyrtuar mundësinë e rritjes së pagës minimale. “I kemi dhënë detyrë autoriteteve kompetente që të matën parametrat e zhvillimit ekonomik të vitit paraprak dhe të shikohet se a janë plotësuar kushtet që të rritet paga minimale”, ka thënë Shahini.
Ai thotë se janë në pritje të shqyrtimi të propozimeve të tyre nga Qeveria e Kosovës.
Sipas Ligjit të punës, paga minimale duhet të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare (neni 57).
Por, pavarësisht trendeve ekonomike në të cilat ka kaluar Kosova gjatë këtyre viteve, paga minimale ka mbetur e pandryshuar.
Disa biznese në Kosovë, sipas Agim Shahinit, përfaqësues të bizneseve në Këshillin Ekonomiko-Social kanë paguar punëtorët duke iu referuar pagës minimale.
“Nëpër institucionet e Kosovës kemi bërë një hulumtim me punëtorët e kompanive të sigurimit fizik që bëjnë sigurimin e objekteve dhe pothuajse të gjitha ato kompani e kanë marrë bazë pagën minimale dhe kjo është një pagë e vogël për këta punëtorë. Këtë pagë minimale e marrin edhe disa nga punëtorët ne sektorin e kompanive të vogla, siç janë dyqanet e pavarura zejtare, në hotelieri, por ka edhe kompani të mëdha e që këto janë të lidhura me sektorin e pastrimit e që kryejnë shërbime në institucionet qeveritare”, thekson Shahini.
Çmimet e konsumit në Kosovë, viteve të fundit kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve, thuhet se në muajin janar të këtij viti, çmimet janë më të larta për 1.7 për qind krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar.
Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë konsiderojnë se paga minimale, por edhe pagat në përgjithësi, janë mjaft të ulëta për të plotësuar nevojat elementare të një familje.
“Pagat janë shumë të vogla, që nuk mjaftojnë për përmbushjen e nevojave elementare realizimin e jetës së përditshme. Të gjitha produktet në veçanti ato ushqimore, të higjienës. Një furnizim i thjesht në ndonjë dyqan kushton deri në 50 euro”, thotë Rabije Cakolli, nga Prishtina.
Ndryshe, shporta mujore e një qytetari në Kosovë sipas të dhënave zyrtare llogaritet të jetë 115 euro, konsumi për ekonomitë familjare mbi 7500 euro, derisa, paga mesatare për punonjësit në institucionet publike është 429 euro, në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit