LAJMI I FUNDIT:

Merkel, thirrje Turqisë për të ruajtur gjakftohtësinë

Merkel, thirrje Turqisë për të ruajtur gjakftohtësinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri sot thirrje Ankarasë për të ruajtur gjakftohtësinë në krizën e tanishme diplomatike gjermano-turke, duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit Erdogan që e akuzoi Gjermaninë për praktika naziste.

“Në adresë të partnerit tonë turk, tregohuni kritik atje ku është e nevojshme por mos lini në harresë rëndësinë e partneritetit tonë, të marrëdhënieve tona të ngushta. Dhe ruani gjakftohtësinë”, njoftoi për median zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.


“Ne kundërshtojmë asimilimin e politikës së Gjermanisë demokratike me atë të nacional-socializmit. Në mënyrë të përgjithshme krahasimet me nazizmin janë mjaft absurde dhe të pavend”, pohoi ai.

Një ditë më parë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi Gjermaninë se po përdor praktika naziste pas ndalimit në fund të javës së kaluar nga ana e autoriteteve lokale gjermane të tubimeve elektorale në favor të “po” në referendumin e 16 prillit në lidhje me zgjerimin e kompetencave të presidentit në Turqi.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori