LAJMI I FUNDIT:

Rama, PD-së: Votojeni Vettingun, mos u fshihni në çadrën e luftës për pushtet (Video)

Rama, PD-së: Votojeni Vettingun, mos u fshihni në çadrën e luftës për pushtet (Video)

Kryeministri Edi Rama ftoi sërish opozitën t’i bashkohet mazhorancës për votimin e Vettingut, ndërsa i tha ‘jo’ sërish kërkesës së opozitës për qeveri teknike, kur deklaroi se shqiptarët e kanë zgjedhur qeverinë e tyre deri në 18 qershor.

Në rubrikën ‘Komunikimi javor’, Rama tha se Partia Demokratike po kërkon pushtetin në tavolinë.

“Na duhet një drejtësi e re që garanton trajtim të drejtë e të barabartë, që e bën shtetin shtet dhe qytetarin, njeri të lirë në ushtrimin e vullnetit të tij, për të konkuruar ndershmërisht e për t’u vlerësuar sipas meritës në rrugën e jetës”, tha Rama.


Themelet e një drejtësie të re, vijoi ai komunikimin në rrjetin social Facebook, janë vendosur në kushtetutën e Shqipërisë dhe Kuvendi ka miratuar ligjet kryesore për fillimin e një revolucioni demokratik që do të përmbysë sistemin e vjetër e të kalbur të drejtësisë, duke nisur me zbatimin e ligjit themelor të Vettingut.

“Politika shqiptare duhet t’i hapë rrugë ndëshkimit të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar përmes zbatimit të ligjit të Vettingut. Çdo viktime e re në sallat e prokurorëve e gjyqtarëve nuk është vetëm viktimë e sistemit të drejtësisë, por edhe e politikanëve që i bëhen mburojë të shkuarës e pengojnë të ardhmen me mosveprimin e tyre në funksion të Vettingut”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, çdo vonesë në çlirimin e drejtësisë prej pengmarrësve të saj, i kthen politikanët në pengmarrës të Shqipërisë, ekonomisë e integrimit në Evropë.

PD, vijoi Rama, nuk mund të fshihet më në “çadrën” e luftës për pushtet, duke braktisur detyrën e saj kushtetuese, politike e qytetare të përfaqësimit të mbështetësve të saj, të cilët mund të mos e duan qeverinë, por Shqipërinë e integrimin e saj në BE, e duan njëlloj sa zgjedhësit e mbështetësit e kësaj qeverie

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori