LAJMI I FUNDIT:

Drogë në paleta druri, arrestohet shtetasi i Maqedonisë (Foto)

Policia Kufitare në Qafëthanë ka sekuestruar një sasi droge të fshehur në paleta druri, të cilat transportoheshin me kamion nga një shtetas maqedonas, raporton Top Channel.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i tipit “Volvo” me targa të Ohrit, që drejtohej nga shtetasi N.D, 40-vjeçar nga Maqedonia, transportonte paletat në rimorkion e trailerit. Ky mjet iu nënshtrua kontrollit me skaner në vijën e dytë, pas dyshimeve se transportonte drogë. Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo palete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Ekspertët e policisë me orë të tëra kanë punuar për nxjerrjen e të gjitha kutive plastike dhe peshimin e sasisë së drogës që fshihet aty. Shoferi maqedonas është arrestuar në flagrancë.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Lajme
Një person në Ferizaj nuk ndaloi në shenjën stop të policit, shkaktoi aksident dhe goditi objektin e një furre buke

Kronika e Zezë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Kalo në kategori