Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të dialogojë me opozitën pa kushte, duke qënë e hapur për të dëgjuar çdo kërkesë të saj.
I pyetur nga gazetarët për kërkesën e opozitës për qeveri teknike, Rama tha se është sovrani që ai vendos se kush është në pushtet e kush në opozitë.
“E vetmja gjë që ne nuk bisedojmë dot, ose mund ta bisedojmë po nuk vendosnim dot ne është ajo çka me Kushtetutë i takon sovranit. Është sovrani që vendos kush është në qeveri, e në opozitë. Është populli që me votën e vetë e ndan këtë punë një herë në katër vjet”.
“Ne jemi në procesin e zbatimit të një kontrate që nuk ka skaduar akoma, po skadon në momentin kur populli rigjykon. Momenti për të zbatuar ligjin e Vettingut, në bazë të Kushtetutës së ndryshuar dhe është momenti që PD të mos abuzojë dhe të mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm dhe të shëndetshëm që është i shkruar në Kushtetutë duke i dhënë qeverisë dhe opozitës akses të barabartë në përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të Vettingut”.
“Opozita ka detyrimin të zbatojë kushtetutën në afatet e përcaktuara dhe të mos fshehë kokën përballë këtij detyrimi të madh kombëtar duke qëndruar në çadër. Në çadër mund të qëndrojë sa ta shoh të arsyeshme për çështje të tjera. Vetingun nuk e ndal dot”.
“Opozita ka të drejtën e vet të kërkojë qeveri teknike, hidraulike, inxhinierike, energjitike, astronomike, janë të drejtat e opozitës. Ne kemi detyrimin t’i konsiderojme me shumë seriozitet. Ne jemi gati të ulemi vetë ballë për ballë me këdo që paraqitet nga çadra dhe gati të diskutojmë çdo gjë, pa kushte. Patjetër që bëhet fjalë për dialog, për dy palë, dhe ka gjëra për të cilat s’mund të biem dakord”.
I pyetur nëse do të hyjë në zgjedhje pa opozitën, Rama tha se çdo parti ka vendimarrjen e vet, por mendon se opozita do të hyjë në zgjedhje. Rama foli gjatë firmosjes së peticionit për reformën në drejtësi. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Planifikuan vrasjen e një personi, një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
Shkup: Goditi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, privohet nga liria shoferja 42 vjeçare
Rama në Kongresin Kombëtar Rinor: Mandati i katërt do e çojë Shqipërinë drejt BE-së
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve