LAJMI I FUNDIT:

BE-ja drejt ndarjes: Mund të ndodhë e pamendueshmja

BE-ja drejt ndarjes: Mund të ndodhë e pamendueshmja

Botës po i kanosen më shumë rreziqe nga Evropa që nga koha e Luftës së Ftohtë, shkruan Financial Times.

Fjalimi i Jean-Claude Juncker mbi dyshimet e fatit të BE-së ishte mjaft i përshtatshëm në një situatë të tillë, raporton Monitor.

Presidenti i Komisionit Evropian, zbuloi ditën e djeshme pesë skenarët e mundshëm në lidhje me fatin e BE-së deri ne 2025: “të përpiqet për t’ia dalë mbanë”, “asgjë, përveçse një tregu të vetëm”, “’ata që duan më shumë, le të bëjnë më shumë”, “’duke bërë më pak por në mënyrë më efikase”, “’duke bërë më tepër por së bashku”.


Me zgjedhjet e këtij viti në Holandë, Bullgari, Francë, Gjermani dhe Republikën Çeke, janë të pakta për të mos thënë që nuk ka asnjë qeveri që të ketë interes mbi iniciativat ambicioze të z. Juncker. Megjithatë, këto qeveri bien dakord se botës po i kanosen më shumë rreziqe që nga përfundimi i luftës së ftohtë në 1989-91.

Strategët e politikës së jashtme në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera janë duke rishqyrtuar supozimet e vjetra në lidhje me pashmangshmërinë e integrimit në BE dhe qëndrueshmërinë e aleancës së siguritë midis SHBA-së dhe Europës. Një BE super e shpejtë, që inkurajon disa vende që të integrohen më shpejt sesa disa të tjera, nuk është më në modë.

Veçanërisht mjaft tërheqëse në disa shtete të Evropës Perëndimore, kjo ide ka marrë mbështetje të mërkurën nga Jean-Marc Ayrault dhe Sigmar Gabriel, ministrat e jashtëm francez dhe gjerman. Një tjetër ide e ministrit të jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault , dhe atij gjerman, Sigmar Gabriel, ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, në mënyrë të tillë që Evropa të bëhet një partner më i besueshëm i sigurisë amerikane.

Por përtej këtyre propozimeve relativisht të kujdesshme, disa politikëbërës dhe analistë të pavarur janë duke menduar të pamendueshmen. Një shembull i kësaj është një raport nga MacroGeo, një konsulence e kryesuar nga Carlo De Benedetti, anëtar me influencë në komunitetin e biznesit në Itali.

Raporti, “Evropa në Brexit dhe Epoka Trump:  Shpërbërje dhe Rigrupim”, nxjerr disa përfundime mjaft të guximshme. Në këtë raport pohohet fakti se BE-ja në situatën aktuale ka më shumë gjasa të shpërbëhet edhe në rast se qeveritë pro-integruese si ajo e Emmanuel Macronit në Francë dhe ajo e Martin Schulz në Gjermani fitojnë zgjedhjet.

Në ciklin zgjedhor 2021-22, BE-ja mund të hyjë në pesë vitet e fundit të ekzistencës së saj “vërtetë”. Përveç goditjeve të tilla si vota a Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, tendencat gjeopolitike afatgjata janë duke shkaktuar një dobësim mjaft të fortë të BE-së, vazhdon më tej raporti.

Në kufijtë lindore dhe jugore të Evropës, sfida të shumta përfshijnë emigracionin e parregullt, shtetet në dobësim, terrorizmin, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet ruse.

Ndërkohë, SHBA-ja po shkëputet dalëngadalë nga Evropa dhe po përqendrohet në Kinë dhe Azi, transmeton tiranaobserver.

Disa politikanë dhe analistë i druhen faktit se shpërbërja e BE-së do të nxjerrë në skenë “demonët” e rrezikshëm nacionalistë të së kaluarës, dhe një hap i tillë do të ishte shkatërrues për ekonominë e Evropës dhe stabilitetin e saj financiar.

Por zhvillime të tilla meritojnë një vëmendje më të madhe se thjesht fjalimi i z. Juncker, e mbyll artikullin Financial Times.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori