Revolucioni i katërt industrial është ekonomia digjitale. Iniciativat e sektorit privat pavarësisht buxhetit mund t’i japin tjetër kurs zhvillimit edhe në vendin tonë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Këto komente ai i bëri gjatë ligjëratës para studentëve të Kolegjit Riinvest në Prishtinë, me të cilët më pas zhvilloi një bashkëbisedim mbi zhvillimet në këtë sektor.
Kreu i MZHE-së tha se sektori i TIK-ut është i qasshëm për të gjithë njerëzit dhe përparësia e këtij sektori është se nuk ka kufij.
“Jam munduar që fushën e TIK-ut ta vendos në prioritet si mundësi të mirë për ekonominë tonë, natyrisht se ka pasur dyshime fillimisht. I vetmi sektor që sot ka bilanc pozitiv është ai i shërbimeve, ndërsa në sektorin e TIK-ut në pesë vitet e fundit ka rritje rreth 23%”, tha Stavileci, duke përsëritur se rinia jonë lehtë mund të adaptohet në TIK”, ka thënë ai.
Duke u ndal te hapat konkret që MZHE ka ndërmarrë, ai ka përmendur inkubatorin prej katërmijë metra katrorë për Start-Up, platformën WOW, qendrat e ekonomisë kreative dhe inovacionit dhe një platformë për të rinjtë në TIK.
“Sa i përket akceleratorëve, javën e kaluar kam marrë prej Microsoft një koncept dokument. Fillimisht do të nisim me TIK dhe më vonë me inovacion, në kuadër të një platforme që në tërë Kosovën do të ketë qendra të ekonomisë kreative dhe inovacionit”, tha Stavileci, duke shtuar se Microsoft do të bashkërendit të gjitha aktivitetet, ndërsa MZHE do të participojë me fonde, bashkë me donatorë të tjerë si BB dhe BERZH.
Më tej ai ritheksoi se në kuadër të programit të ekonomisë digjitale përfshihen tri shtylla: infrastruktura digjitale; bizneset digjitale dhe shkathtësi digjitale.
“Në kuadër të shkathtësive digjitale do ta promovojmë platformën për edukimin e të rinjve që u dedikohet nxënësve nga klasa e 6 deri 9 (e- learning) me çka ata përgatiten me sfidat e të ardhmes në fushën e IT. Disa prej këtyre programeve vetëm i kemi etablu dhe kemi ndarë fondet, derisa disa tjera do të nisin nga fillimi dhe të gjithë ata që kanë ide të mira të përkrahen financiarisht”, tha Stavileci.
I pari i MZHE-së, tha se në sektorin privat si TIK-u ka mundësi më të shumta të punësimit kur kemi parasysh faktin se shumë të rinj e të reja kanë krijuar platforma, shërbime dhe produkte që krijojnë qarkullime milionëshe, ndërsa kanë filluar si start-up të mbështetura me shuma të vogla financiare.
Sa i përket dokumenteve strategjike, Stavileci tha se është aprovuar Strategjia Kombëtare për TIK me nëntë shtylla, ndërsa krahas kësaj përmendi edhe programin KODE ( Kosovo Digital Economy). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë