Parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit ishte tema e ligjëratës dhe debatit së mbajtur me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, në të cilën folën kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame.
Pasi foli për shkaktarët dhe pasojat nga ky fenomen, kryetari i komunës Agim Veliu tha se është fat i mirë, që në mesin e atyre që kanë shkuar në luftëra të huaja në krah të grupeve ekstremiste dhe terroriste nuk ka të rinj nga komuna e Podujevës.
“Kur flitet për përfshirjen dhe rrezikun nga përhapja e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në vendin tonë, komuna e Podujevës merret si shembull i mirë ku ky fenomen nuk ka shtrirë rrënjë. Kjo na bën të lumtur, sepse tregon se qytetarët tanë, që i takojnë besimit islam, vazhdojnë të praktikojnë islamin tradicional, duke mos lënë vend për futjen e elementëve radikalë. Për këtë meritat më të mëdha i keni ju të rinjtë, prindërit tuaj dhe predikuesit e fesë islame (hoxhallarët), duke mos lënë hapësirë që në objektet e kultit fetar, në xhami, por as në familjet tona të depërtojnë ata, që në emër të fesë promovojnë radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm”, tha kryetari Veliu.
Rreth ekstremizmit të dhunshëm, shkaqet që shpien drejt radikalizmit dhe mënyrat e parandalimit të radikalizmit në Kosovë foli edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.
Zëvendësministri tha se ligjërata po mbahen në kuadër të Strategjisë Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, me qëllim parandalimin e përhapjes së ideologjive të reja në aspektin e radikalizmit dhe ekstremizmit.
Më pastaj lidhur me këtë temë, për rrezikun dhe format e luftimit të kësaj dukurie, folën edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame dhe shoqërisë civile.
Ligjërata dhe debati me nxënësit e Shkollës “Isa Boletini” u organizua në kuadër të Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015 – 202, të dalë nga Qeveria e Kosovës.
Në bazë të këtij dokumenti, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevë, ka hartuar Planin e Veprimit lokal, ku janë planifikuar ligjërata lidhur me rrezikun që paraqet radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj