Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar sot të gjeturat nga mekanizimi i matjes së transparencës “Transparometri Komunal”, për 11 komuna të Kosovës.
Niveli i transparencës është matur bazuar në katër shtylla vlerësuese si: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun për Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Deçanit dhe Graçanicës për vitin 2016 si dhe për komunat e rajonit të Prizrenit: Prizreni, Suhareka, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016. Secila nga katër shtyllat e vlerësimit përmban gjithsej 11 indikatorë.
Rezultatet e këtij mekanizimi u publikuan në një konferencë për media, gjatë së cilës Naim Cahani nga KDI njoftoi se sa i përket 5 komunave: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Deçan dhe Graçanicë , del se Komuna e Gjakovës ka qenë komuna më transparente (me 83.8 % ). Pastaj radhiten Komuna e Prishtinës (me 79.6 %), Komuna e Gjilanit (me 75.4 %), Komuna e Deçanit (me 60.6 %) si dhe Komuna e Graçanicës me (me 51.9 %).
Sa i përket shtyllave veç e veç tek ajo e transparencës së Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme të vlerësimit, Komuna e Gjakovës është ranguar më së larti (me 28.0 pikë), pastaj Komuna e Prishtinës (me 27.3 pikë), Komuna e Gjilanit (me 26.0 pikë), Komuna e Deçanit (me 19.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (me 13.7 pikë).
“Lidhur me transparencën e Kuvendit të Komunës, më transparentja del të jetë Komuna e Gjilanit (34.0 pikë) e pasuar nga: Komuna e Gjakovës (me 28.7 pikë) Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Deçanit me (25.0 pikë) dhe Komuna e Graçanicës me (23.3 pikë)” ka thënë Cahani.
Shtylla e tretë vlerësuese ishte transparenca e Financave Komunale dhe listës i prin Komuna e Gjakovës (me 30.3 pikë). Më pas renditet Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Gjilanit me (me 18.3 pikë), Komuna e Graçanicës me (me 17.7 pikë) si dhe Komuna e Deçanit me ( me 16.3 pikë).
Tek transparenca e Konsultimeve me Publikun, më transparentja del të jetë Komuna Gjakovës (me 30.3 pikë) e pasuar nga Komuna e Prishtinës (28.7 pikë), Komuna e Gjilanit (me 27.3 pikë), Komuna e Deçanit (24.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (18.0 pikë).
Kurse nga vlerësimi për gjashtë komunat e rajonit të Prizrenit për periudhën (korrik-dhjetor 2016), del se Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat e matura me 79.7 %.Pastaj radhitet Komuna e Malishevës (70.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (58.5 % transparente), Komuna e Suharekës (68.0 % transparente), Komuna e Dragashit (58.4 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (29.4% transparente).
“Në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2016, radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme, del të jetë Komuna e Rahovecit (27.0 pikë), Komuna e Malishevës (22.0 pikë), Komuna e Suharekës (19.3 pikë) Komuna e Prizrenit (17.3 pikë), Komuna e Dragashit (15.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (4.3 pikë)”, ka potencuar Cahani.
Radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Kuvendit të Komunës, del të jetë si në vijim: Komuna e Rahovecit (31.0 pikë), Komuna e Suharekës (me 27.3 pikë) Komuna e Malishevës (me 26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Dragashit me (22.7 pikë) dhe më së paku transparente rezulton të jetë Komuna e Mamushës (12.3 pikë).
Sa i përket transparencës në Financat Komunale, më transparentja del të jetë Komuna e Rahovecit (32.3 pikë) e pasuar nga Komuna e Suharekës (28.3 pikë), Komuna e Prizrenit (26.3 pikë), Komuna e Dragashit dhe Komuna e Malishevës ( me nga 25.7 pikë) dhe Komuna e Mamushës (11.3 pike).
Kurse shtylla e katërt që vlerëson transparenën në Konsultimet me Publikun, rendit Komunën e Malishevës (me 25.3 pikë) si më transparenten në këtë pikë e pasuar prej Komunës së Rahovecit (21.3 pikë), Komunës së Suharekës (me 20.3 pikë), Komunës së Dragashit (18.3 pikë) Komunës së Prizrenit (15.3 pikë) si dhe Komunës së Mamushës (me 13.3 pikë).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet