LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Hoxha: Po bëjmë strategji gjithëpërfshirëse për sundimin e ligjit

Dhurata Hoxha: Po bëjmë strategji gjithëpërfshirëse për sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në konferencën e organizuar nga drejtuesit e projektit të BE-së, “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ku morën pjesë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, drejtues të gjyqësorit, prokurorisë dhe ambasadorë.

“Vazhdimisht jemi duke punuar që sistemi gjyqësor dhe prokurorial të jetë sa më transparent, i përgjegjshëm dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët. Jemi duke bërë përgatitjet për të filluar me procesin e Rishikimit funksional të Sektorit të sundimit të ligjit, i cili do të rezultojë me një Strategji gjithëpërfshirëse për tërë sektorin e sundimit të ligjit”, theksoi Ministrja Hoxha.

Kemi planifikuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve të pakos gjyqësorit, theksoi Ministrja, në plotësim ndryshimit të legjislacionit penal dhe kundër korrupsionit, çështjeve që kanë të bëjnë me suspendimin e zyrtarëve të lartë publik kur kemi të bëjmë me rastet korruptive.


Ministria e Drejtësisë është duke bashkërenduar veprimet në hartimin e politikave dhe ligjeve me zhvillimet në sistemin gjyqësor e prokurorial të Kosovës.

“Disa nga çështjet madhore aktuale janë: Përfundimi i decentralizimit të shërbimeve nga KGJK në Gjykata, implementimi i projektit të financuar nga Qeveria Norvegjeze për menaxhimin e lëndëve, zvogëlimi i numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe atyre të pa-ekzekutuara, avancimi i sistemit të statistikave sipas standardeve të BE-së, fuqizimi i profesioneve të lira ligjore dhe përmirësimin e marrëdhënieve me publikun me qëllim të rritjes së transparencës dhe besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë”, theksoi Ministrja Hoxha.

Funksionimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përputhje me standardet demokratike dhe profesionale, vuri në dukje Ministrja, është vital për përforcimin e sundimit të ligjit me përfitime të menjëhershme për publikun, por gjithsesi është edhe qenësor për bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori