LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Eurozonë 2%

Inflacioni në Eurozonë 2%

Inflacioni vjetor në Eurozonë u përshpejtua në nivelin prej 2 për qind për herë të parë që nga Janari i vitit 2013, duke shënuar një rritje të mprehtë në çmimet, të nxitura nga kostot e larta të energjisë në zonën e monedhës së përbashkët. Duke lexuar muajin shkurt vit pas viti, i cili u rrit nga 1.8 pikë përqindje, në linjë me parashikimin e analistëve, vjen pasi inflacioni u rrit në 2.2 për qind në Gjermani muajin e shkuar dhe shënoi mbi 3 për qind në Spanjë.

Inflacioni bazë i Eurozonës, i cili është i zhveshur nga çmimet e energjisë dhe të ushqimeve, mbeti i pandryshuar në nivelin e 0.9 pikë përqindje dhe ka mbetur poshtë nivelit prej 1 për qind që nga gushit i vitit 2013. Rrjedhimisht edhe inflacioni në vend ndikohet nga rritja e nivelit të çmimeve të produkteve europiane. Duke qenë se Eurozona është eksportuesi më i madh në vend, rritja e çmimeve ka ndikim dhe në Shqipëri (inflacion i importuar).

Banka Qendrore Europiane, i cili shënoi dy vjetorin e masave stimuluese këtë muaj, ka shitur asete me vlerë mbi 1.5 trilionë euro në përpjekje për të rritur çmimet dhe për të nxitur rritjen ekonomike në bllok.


Por, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, do të përballet me të pakënaqurit e bankës qendrore duke qenë se inflacioni e ka tejkaluar objektivin e inflacionit mesatar prej 2 për qind.

Sipas Eurostat, çmimet e energjisë u rritën me 9.2 për qind muajin e shkuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa çmimet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 2.5 për qind, si dhe çmimi i shërbimeve u rrit me rreth 1.3 për qind.

Banka qendrore vazhdon që t’i mbajë normat në nivele të ulëta historike dhe ka premtuar se do të blerje bono me vlerë 780 miliardë euro këtë vit, si pjesë e programit të saj të lehtësimit.

Masat e saj stimuluese kanë ndihmuar Eurozonën që të rimëkëmbet në muajt e fundit, si dhe të ulë normën e papunësisë.

Shifrat nga Eurostat treguan se blloku gjithashtu ka normën më të ulët të papunësisë të katër viteve të fundit, duke arritur në nivelin e 9.8 për qind në janar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori