LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Do të luftoj për popullin shqiptar

Krasniqi: Do të luftoj për popullin shqiptar

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi do të kërkojë të mbajë lart ngjyrat e flamurit kombëtar.

Në sfidën që vlen shumë drejt titullit botëror për peshat super të mesme kundër gjermanit me origjinë armene, Arthur Abraham, 29-vjeçari shqiptar synon të çelë rrugën për duelin e titullit botëror disa muaj më pas.


Me 50 ndeshje në karrierën e tij si profesionist ku numëron 46 fitore 17 prej të cilave me nokdaun, Krasniqi ka nisur përgatitjet e përballjes që do të zhvillohet në 22 prill dhe në Gjermani konsiderohet “Dueli i Vitit”.

Në konferencën për shtyp, Krasniqi shprehet i emocionuar pasi bëhet fjalë për një sfidë prestigjioze.

“Në 22 prill unë mund të shkruaj historinë për popullin shqiptar. Populli im si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk më konsiderojnë vetëm si një sportist, por si një pjesëtarë i familjes së tyre”, thekson Krasniqi.

Gjithçka rreth përballjes gjigante

37-vjeçari Abraham i lindur në Armeni mban pasaportë gjermane dhe në karrierën e tij numëron 50 sfida me 45 fitore dhe 5 humbje.

Ai ka një karrierë të pasur si kampion bote në peshat e mesme dhe dy here kampion bote në kategorinë super te mesme.

Sipas organizatorëve, fituesi i duelit Krasniqi- Abraham do të sfidojë boksierin meksikan, Gilberto Ramirez, mbajtës i gjerdanit WBO në Las Vegas brenda vitit 2017.