LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ratifikimi i Demarkacionit do të bëhet

Mustafa: Ratifikimi i Demarkacionit do të bëhet

Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, do të ratifikohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

I sigurt për këtë është kryeministri Isa Mustafa, i cili pas konferencës “Bizneset promotor i zhvillimit” që u organizua nga Agjencia Kosovare për Përkrahje të Ndërmarrësisë dhe Investimeve – KIESA, shtoi se vonimi në ratifikimin e demarkacionit, na e shtyn liberalizimin e vizave.

“Ratifikimi s’duhet të dështojë, bëhet fjalë për shtetin. Asnjë shtet nuk ka paraqitur problem dhe ne do ta bëjmë. Nuk jemi të interesuar që të prolongohet liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Mustafa, në një prononcim për Klan Kosova.


Mustafa nuk e ka thënë me saktësi se kur do të dërgohet për ratifikim në Kuvend kjo marrëveshje, mirëpo përmendi disa procedura paraprake deri te votimi nga përfaqësuesit e popullit.

“Do të diskutojmë të premten në mbledhjen e qeverisë ku do të aprovojmë raportin e Komisionit për Matjen e Territorit. Pastaj do të merremi vesh me Kuvendin se si do të shkohet me procedurë”, ka deklaruar Mustafa.

Në anën tjetër, Opozita është zotuar se nëse marrëveshja sillet në Kuvend për ratifikim do të bëjë çdo gjë për ta penguar, duke mos përmendur format që do të përdoren.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori