LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Protestat nuk duhet të marrin dimension etnik dhe të dhunshëm

Ahmeti: Protestat nuk duhet të marrin dimension etnik dhe të dhunshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim pune në selinë e BDI-së në Tetovë, Ambasadorin e Suedisë në Shkup, Matts Staffansson, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Staffansson bashkëbiseduan për gjendjen në Maqedoni dhe mbi negociatat midis partive politike për formimin e qeverisë së re të Maqedonis.

Ahmeti ka bërë të ditur se BDI-ja ka arritur të rrumbullakësoj negociatat për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe pikat nga Deklarata e Përbashkët e partive parlamentare shqiptare, ndërsa për çështjet tjera priten zhvillimet procedurale në vend në lidhje me mandatin për formimin e qeverisë.


Ai ka theksuar se BDI akoma nuk është vendosur nëse partia do të qëndroj në opozitë duke përkrahur njëkohësisht një qeveri të pakicës ose do të bëhët pjesë e qeverisë së ardhshme.

Për Ali Ahmetin protestat janë e drejtë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë, por nuk duhet që të marrin dimension etnik dhe të dhunshëm, me ç’rast dënoi sulmin ndaj gazetarëve në protestat e mbrëmshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori