LAJMI I FUNDIT:

S’ndalet Shyhretja me të bijën (Foto)

S’ndalet Shyhretja me të bijën (Foto)

Shyhrete Behluli ka nisur xhirimet e projektit të ri muzikor.

Pak muaj më parë, këngëtarja në bashkëpunim me të bijën Engjëlushen kishte publikuar këngën e tyre të parë “Lum për mu e lum për ju”.

Ky bashkëpunim nënë e bijë zgjoi vëmendje të madhe tek adhuruesit e tyre dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që sërish të punojnë për një këngë të re, transmeton Telegrafi.

Së paku kështu ka njoftuar përmes llogarisë personale në Instagram Shyhretja teksa ka publikuar edhe një fotografi të marrë prej videoklipit të ri, i cili pritet që shumë shpejt të publikohet.

“Se shpejti projekti jonë me i ri”, ka shkruar Shyhretja në Instagram.

Ndryshe, ky nuk do të jetë kënga e fundit për këtë vit e këngëtares, pasi ka paralajmëruar edhe këngë të reja. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BREkMEhFmCe/?taken-by=shyhrete_behluli