LAJMI I FUNDIT:

Të enjten vendoset për Haradinajn

Të enjten vendoset për Haradinajn

Gjykata në Colmar të Francës pritet që të enjten, më 2 mars të vendosë për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në seancën e kaluar gjyqësore, që u mbajt më 9 shkurt kjo gjykatë nuk mori vendim për Haradinajn, duke thënë se seanca e radhës shtyhet për 2 mars.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Ramush Haradinaj para medieve pati thënë se kërkesa e Serbisë për ekstradim është abuziv dhe i pabazuar, dhe këtë e di edhe Franca.


“Gjykata nuk ka marrë vendim sot, vendimin do ta jep më 2 mars, ne po shpresojmë që mos po merret më herët vendimi pasi që 2 marsi është larg. Kërkesa e ekstradimit të Serbisë është abuziv dhe i pabazuar, dhe këtë e di edhe Franca”, ishte shprehur Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të flet-arresti të lëshuar nga Serbia në 2004-së.