LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Protestat bëhen për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike

Analistët: Protestat bëhen për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike

Protestat që po mbahen në Shkup disa ditë me radhë, janë të nxituara politikisht dhe porositësi i tyre është OBRM-PDUKM. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike për televizionin Shenja. Sipas tyre, Gruevski po tenton që nëpërmjet protestave të ruan vendin e tij në pushtet që e ka pasur deri më tani. Analisti Bashkim Bakiu, i cili këto protesta i quan irracionale, thotë se ato janë taktika për të arritur një strategji konkretisht të OBRM-PDUKM-së.

Protestuesit: Protestojmë për shkak se po na rrezikohen rrënjët (Foto/Video)
Lexo po ashtu Protestuesit: Protestojmë për shkak se po na rrezikohen rrënjët (Foto/Video)

“Janë forma të simulimit të një rreziku nga popullata e shqiptarëve, të cilën OBRM-PDUKM-ja që nga themelimi i saj e paraqet tek maqedonasit dhe tek votusit e vet, duke i paraqitur shqiptarët si të rrezikshëm për sovranitetin e Maqedonisë, vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet”, deklaroi analisti Bakiu për Shenja.


Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)
Lexo po ashtu Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)

Ndërkohë, analisti Bojan Mariçiq, thotë se protestat kanë për për qëllim të ngritin tensionet gjatë negocatave për Qeveri të re. Sipas tij, përmes tensioneve në rrugë të nxitura nga partia që deri tani ka qenë në pushtet OBRM-PDUKM, kjo e fundit po tenton të pengojë marrëveshjen për Qeveri të re dhe në një farë mënyre ta shpëtojnë udhëheqësin e saj nga përgjegjësia dhe nga rrjedha e mëtutjeshme e reformimit të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori