Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar vizitën zyrtare në Itali, ku të martën ka zhvilluar takime në regjionin Friuli-Venezia-Giulia.
I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, kryeparlamentari Veseli është takuar në Trieste me Franco Iacop, president i Asamblesë Regjionale të regjionit autonom të Friuli-Venezia-Giulia.
Në këtë takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij regjioni dhe Kosovës në fushën e bujqësisë, përpunimit të ushqimit dhe në fushën e metalurgjisë.
Kryeparlamentari Veseli ka prezantuar në këtë takim potencialet që i ofron Kosova në fushën e bujqësisë, me theks të veçantë në rajonin e Prizrenit dhe Rahovecit.
Veseli propozoi binjakëzimin e regjionit Friuli-Venezia-Giulia me komunat e Kosovës që ndajnë ngjashmëri.
Kryeparlamentari Veseli ka prezantuar ligjin për investime strategjike, i cili ofron mundësi për investitorë të huaj që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.
Kreu i legjislativit kosovar ka ftuar me këtë rast investitorët Italianë që të investojnë në Kosovë.
“Pas takimeve formale jemi pajtuar që odat tona ekonomike të organizojnë një forum të bizneseve të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë”, tha Kryeparlamentari Veseli.
Regjioni Friuli-Venezia-Giulia është regjioni më i pasur i Italisë.
Pas takimit në Asamblenë Regjionale të Triestes, kryetari i Kuvendit, i shoqëruar nga ministri Memli Krasniqi kanë takuar edhe ministrin e bujqësisë nga ky regjion, Cristiano Shaurli.
Edhe në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës me regjionin e Friuli-Venezia-Giulia në fushën e bujqësisë.
Pas qëndrimit në Trieste, kryeparlamentari Veseli do të udhëtoj drejt Romës, ku të mërkurën do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, si dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova