Në seancën gjyqësore ndaj aktivistëve të VV-së, ka ndodhur një përleshje verbale në mes gjykatësit të rastit dhe të akuzuarit Frashër Krasniqi.
Në momentin kur gjykatësi e ka pyetur Krasniqin se a pranon fajësinë lidhur me sulmin ndaj Kuvendit, Krasniqi ka filluar ta shpjegojë, ndërkaq gjykatësi i është drejtuar me fjalët “e pranoni apo jo fajësinë”.
Kurse, Krasniqi i është drejtuar se “kam të drejtë të them atë çfarë mendoj për këtë rast. Ju për 6 muaj keni montuar prova”, transmeton Telegrafi.
Gjykatësi pastaj ka urdhëruar policinë që ta largojë nga seanca Frashër Krasniqin, mirëpo një gjë e tillë në fund nuk ndodhi, dhe gjykatësi i ka lejuar ta shpreh mendimin e tij.
Krasniqi ka theksuar se të gjitha provat tregojnë se ata janë të pafajshëm.
“Me u arrestu prej krimineleve, është nder për neve sepse tregon qe jemi duke ua nxanë rrugën”, ka thënë Krasniqi.
Fajësinë nuk e kanë pranuar as të akuzuarit tjerë Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.
Kurse avokati Tomë Gashi ka kërkuar ndalimin e masës së arrestit shtëpiak për të gjithë të akuzuarit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251