LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni shënohet dita e sëmundjeve të rralla

Në Maqedoni shënohet dita e sëmundjeve të rralla

Me rastin e shënimit të 28 shkurtit – Ditës së sëmundjeve të rralla, shoqata ”Willson” Maqedonia do t’i prezantojë në Infoqendrën e BE-së në Shkup të dhënat për hulumtimin që tregoi se pacientët me sëmundje të rralla janë ende të pahetuar para ligjit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

AIM bën të ditur se shoqata në fjalë u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse që të bëjnë ndryshime ligjore për të siguruar realizimin e të drejtës së këtyre personave për shëndetësi.

Ata thonë se Maqedonia duhet të miratojë një strategji kombëtare për sëmundje të rralla si bazë e të gjitha angazhimeve të mëtutjeshme, para se gjithash ndërtimin e një ligji të posaçëm për sëmundjet e rralla./Telegrafi/