LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i Trumpit për Sekretar të Flotës tërhiqet nga kandidatura

Kandidati i Trumpit për Sekretar të Flotës tërhiqet nga kandidatura

Philip Bilden, kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump, për postin e Sekretarit të Flotës Amerikane, është tërhequr nga kandidatura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, përmes një deklarate me shkrim ka bërë të ditur se Bilden është tërhequr nga kandidatura.

“Ky ishte një vendim personal i nxitur nga shqetësimet e privatësisë dhe sfida të rëndësishme me të cilat ai përballej në ndarjen e tij nga interesat e tij të biznesit. Edhe pse jam dëshpëruar, e kuptoj dhe e respektoj vendimin e tij. E di se do të vazhdojë t’i shërbejë kombit tonë në mënyra të tjera. Teksa presidenti realizon vizionin e tij për ndërtimin e ushtrisë sonë, unë presidentit Trump do t’ia rekomandoj një lider i cili do ta administrojë Flotën dhe Forcat Detare”, ka thënë Mattis në deklaratën e tij.


Nga ana tjetër, Bilden, në një deklaratë të Departamentit të Mbrojtjes, citohet të ketë thënë se “Pas një procesi të gjerë shqyrtues, kam vendosur që unë nuk do të jem në gjendje të përmbush kushtet e Zyrës së Etikës së Qeverisjes pa probleme dhe pa e privuar familjen time nga interesat private financiare”.

Tërheqja e Bildenit nga kandidatura është konsideruar si plasaritja e dytë në administratën e Donald Trump.

Muajin e kaluar nga kandidatura u tërhoq edhe Andrew Pudzer, kandidati i Trump për Departamentin e Punës.

Pas tërheqjes, Pudzer deklaroi se vendimin e kishte marrë pas diskutimeve me familjen dhe të afërmit.

Nga ana tjetër, disa zyrtarë theksuan se Pudzer është tërhequr i shqetësuar se nuk do të marrë mbështetjen e mjaftuar nga Senati.

Ndërkaq, pas dorëheqjes së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, nënadmirali Robert Haward refuzoi kërkesën e Donald Trump për këtë post.

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori