LAJMI I FUNDIT:

Quni e Salihaj mohojnë zërat se do ta votojnë Demarkacionin

Quni e Salihaj mohojnë zërat se do ta votojnë Demarkacionin

Çështja e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, pritet që sërish të sjellë tensione, duke ditur qartë qëndrimet e opozitës dhe të disa deputetëve të pozitës.

Disa nga deputetët e LDK-së, të cilët kanë qenë kundërshtarë të kësaj marrëveshje, është raportuar se  kanë ndryshuar bindjet e tyre.

Bëhet fjalë për deputetin Anton Quni dhe Adem Salihaj, ku është raportuar në media se ata tashmë kanë ndarë mendjen për ta miratuar Demarkacionin.


Por një gjë të tillë e ka mohuar deputeti Anton Quni, i cili këtë gjë e ka quajtur si ‘luftë speciale’.

“Pjesë e luftës speciale, asgjë nuk kam ndryshuar në qëndrimet e mia”, ka thënë Quni për Telegrafin.

I pyetur se a do të thotë kjo që  vazhdon të jetë kundër Demarkacionit, Quni tha se këtë do ta bëjë të ditur në seancën e Kuvendit.

“Qëndrimin tim e bëj të ditur në seancë kur kjo çështje të trajtohet”, u shpreh ai.

Edhe deputeti tjetër nga LDK-ja, Adem Salihaj ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka qenë përgjigja e shkurt e Salihajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori