LAJMI I FUNDIT:

Ankesa për konkurencë të pandershme të ciceronëve turistik në Ohër

Ankesa për konkurencë të pandershme të ciceronëve turistik në Ohër

Ciceronët legal turistik në Ohër ankohen për konkurencë të pandershme si një problem i madh, duke paralajmëruar pasoja nga një situatë e këtillë nëse nuk rregullohet kjo sferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, si problem ishin ciceronët ilegalë, pa trajnim të duhur dhe njohuri, që udhëhiqnin grupe turistike, ndërkaq tani shfaqen ciceronë nga vendet e jashtme, të cilët shpallin veprimtarinë e tyre në territorin e Maqedonisë.


Tani për tani, ligji i mbron ciceronët e brendshëm nga konkurenca e jashtme, por pe anëtarësimin e Maqedonisë në BE do të bëhet liberalizimi i kësaj sfere, kurse zgjidhja shihet në ndryshimet e Ligjit për ciceronë turistik, që parasheh ndryshime të mëdha në mënyrën e fitimit të liçencës./Telegrafi/