LAJMI I FUNDIT:

UNT me programe të reja, por pa kampus

UNT me programe të reja, por pa kampus

Universiteti “Nënë Terezë” edhe pse po planifikon zgjerimin e tij me programe të reja për akreditim, ai po vazhdon të jetë pa kampus universitar. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, për TV21 u shpreh se nuk e di saktë kur do të realizohet ndërtimi i kampusit në hapësirat e kazermës Ilinden në Shkup, pasi që bëhet fjalë për një proces disavjeçar që do realizohet në disa faza.

“Një përgjigje konkrete nuk mund të ju jap, për shkak se për momentin është duke u bërë verifikimi i projektit ideor, mirëpo ne duhet ta mendojmë se duhet të shkojë në fazë-fazë i gjithë ndërtimi i kampusit dhe mendojmë që në një periudhë sa më të shpejtë të bëhet edhe ndërtimi i këtij kampusi”, deklaroi Luftiu.


Rektori i këtij universiteti, Aziz Pollozhani thotë se janë në kërkim të kushteve më të mira për studentët, për shkak të zgjerimit të programeve të reja studimore.

“Për këtë gjë kemi bërë edhe sforcimin tonë që të gjejmë ambiente plotësuese hapësinore të cilat jemi duke i realizuar, sepse dihet çdo program dhe çdo aplikim nënkupton edhe hapësirat e caktuara për realizimin e mësimit dhe kemi mjaft mirëkuptim. Ne kemi disa programe në shkencat sociale të cilat do të mundohemi që të jenë inovative, të mos bien ndesh me atë që universitetet ose shqiptarët tani më e kanë”, u shpreh për TV21, Aziz Pollozhani.

Studentët e këtij universiteti po i shfrytëzojnë hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa së fundmi edhe në hapësirat e shkollës fillore Kongresi i Manastirit në Çair, ku në të njëjtat hapësira ndjekin studimet edhe studentët e UT-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori