LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet vaskulare dhe mjekimi i tyre në Spitalin Amerikan

Sëmundjet vaskulare dhe mjekimi i tyre në Spitalin Amerikan

“Njeriu është aq i vjetër sikur gjendja e enëve të gjakut të tij”

Dr. med. Halil Krasniqi
Kirurg Vaskular

Në trupin e njeriut 70 vjeçar, rrah zemra 70 herë në minutë, 2.6 miliard herë në jetën e tij. 9000 litra gjak qarkullojnë çdo ditë në trupin e njeriut. Ky qarkullim kryhet në arterie dhe vena në gjatësinë e tyre prej 150.000 kilometra. Kjo i përgjigjet trefishin e rruzullit tokësor.


Sipas statistikave aktuale nga sëmundjet vaskulare vuajnë pothuajse çdo i dyti bashkatdhetar në botë. Sëmundjet vaskulare zënë vendin e tret të vdekshmërisë pas sëmundjeve kanceroze dhe me rritjen e jetëgjatësisë (sot femrat 89 vjet dhe meshkujt 83) rritet edhe numri i sëmundjeve vaskulare.

95% të sëmundjeve vaskulare krijohen në bazë të arteriosklerozës, pllakave sklerotike në arterie. Të njëjtat krijohen si pasoj e yndyrave në gjak, të cilat formojnë trombe që dëmtojnë indet e organet dhe në mos mjekimin e tyre mund të kenë si pasoj humbjen e ekstremitetit, amputacionin, sulmin trunor, Apoplexin, rupturen e arteries por në shumë raste edhe përfundimin letal. Arterioskleroza është nëna e sëmundjeve vaskulare.

Njerëzit me një sëmundje ishemike jetojnë 10 vite, me shkurt sesa bashkëmoshatarët e tyre të shëndoshë.

Shkaktarët e sëmundjeve vaskulare, faktorët e rrezikut:

Mosha mbi 65 vjeç, diabeti (sëmundja e sheqerit), tensioni i lartë i gjakut, mos lëvizshmëria e mjaftueshme, pesha trupore, dobësia gjenetike e indeve, yndyra ne gjak, ushqimi diferent jo i shëndosh ( shumë yndyra, shumë mish), mos mjekimi i mishit të dhëmbit dhe protezave në gojë por edhe shumë faktor tjerë.

Klinika e këtyre sëmundjeve apo vuajtjet e tyre:

Sulmi trunor (Apoplexi) shkaktohet si pasoj e stenozës apo okluzionit te arteries së qafës e cila e furnizon trurin me gjak.

Arterioskleroza e avancuar e extremiteteve të larta (Duarve) dhe atyre të poshtme (këmbeve) mund të shkaktoj ulceracionet, nekrozat dhe amputacionin.

Pëlcitja e Aneurysmes (zgjerimit të Arteries në shumë raste të Aortës) mund te shkaktoj vdekjen shumë të shpejt.

Varikozet dhe tromboza, shkaktojnë gjithashtu ulceracionet në këmbe deri të embolia mushkërore.

Diagnostika e sëmundjeve:

Vizita vaskulare fillon me anamnezen e pacientit, pengesat në të pamurit. Në procesin e damarëve të qafës pacientët shohin dy fotografi apo terr para syve (miza para syve), këto simptome duhet te merren parasysh. Paraqiten dhimbe në shpin, në abdomen (kjo tregon zgjerimin e arterieve).

Shkurtimi i destinacionit të ecjes nga 1000 metra në 200 metra, dhimbjet në këmbë, pushimi pas 100 apo 200 metrash tregon ishemin e extramiteteve të poshtme, stenozat apo okluzionet e tyre.

Pastaj duket prekur pulset në ije, në poplite dhe ato krurale. Është e mundur të bëhet kontrolli me doppler. Pastaj preferohet kontrolli me ultrazë duke filluar nga arteriet e qafës, abdomenit, duarve, dhe këmbeve. Këtu evakuohen edhe arteriet por edhe venat.

Trajtimi i sëmundjeve:

Konservatim më reduktionin e faktorëve të rrezikut: rregullimin e sheqerit në gjak, rregullimin e tensionit të gjakut, lëvizje së paku 30 minuta në dit, ndryshimin e ushqimit. Aplikacionin e rregullt të medikamenteve, vizita me kohë të kirurgu vaskular.

Intervencionel dhe endovaskular. Hapja e arterieve me tela, ballon dhe me implantacion të stentëve me një punktion me gjilpërë në arterie pa hapje kirurgjike. Mjekimin e varikozeve me metoda endovenoza me sonda pa prerje kirurgjike, sklerozim. Mjekimin e ulceracioneve shputave diabetike me Pomp Vakuumi duke shmangur amputacioninion

Mjekim me metodën Hybride. Metodë trajtimi i kombinuar, me prerje dhe intervencion. Kombinacion i revaskularizimit me bypass, stent zgjerim të arteries me dezobliteracion apo platik me patch. Duke iu falënderuar aplikimit të gjitha këtyre metodave të mjekimin, është zvogëluar shumë numri i amputacioneve dhe i vdekshmërisë nga sëmundjet vaskulare.

Cilat sëmundje mund të trajtohen në Spitalin Amerikan:

▪ Operacionet në arteriet e qafës për ta shmangur sulmin trunor
▪ Operacionet në Arteriet dhe Venat e ekstremiteteve të larta
▪ Operacionet në Aortë torakale dhe abdominale nga Aneuryzmat, por edhe nga Stenozat apo okluzio
▪ Operacionet në Arteriet dhe Venat viscerale të cilat ushqejnë organet e brendshme me gjak
▪ Operacionet në arteriet dhe venat iliake dhe të ekstremiteteve të poshtme duke përfshirë arteriet crurale

Operacionet vaskulare:

– TEA dhe EEA te A. Carotis (Sulm trunor)
– Thrombembolektomi /Bypass të arterieve të ekstremiteteve të larta (Stenoz, Okluzion, Tromboz)
– Endovaskular /EVAR dhe Konvencionel (Aneurizma torakale dhe abdominale)
– Stent- PTA/Ballondillatacion (Stenozat dhe okluzionet në Arteriet Iliake dhe të këmbëve)
– Bypass me vene dhe graft në Arteriet dhe Venat iliake dhe të këmbës (Stenozat dhe okluzionet)
– Trombembolektomi (tromoza e venave të këmbës)
– RFITT/ Bipolare Radiofrequenz induzierte termo terapi, Stripping varikozet e venave

Dr. med. Halil Krasniqi është shef i klinikës vaskulare në Gjermani dhe ekspert i sëmundjeve vaskulare. Si kapacitet evropian, ai mjekon sëmundjet arteriale, venoze dhe lymfatike sipas arritjeve aktuale shkencore dhe përdor teknologjinë më moderne në trajtimin vaskular. Këtë ekspertizë kryen doktori në Spitalin Amerikan.

Duke iu falënderuar standardit shkencor sot dhe mjekimi i këtyre sëmundjeve kryhet në të shumtën e rasteve vetëm me një punksion në arterie, minimal invaziv me tela, balona dhe stenta. Prerja apo hapja e abdomenit nuk është më çdoherë e nevojshme, edhe implantacioni i bypasseve mund të shmanget. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori