LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Hasanbegut të pakënaqur nga vlerësimi i dëmeve (Video)

Banorët e Hasanbegut të pakënaqur nga vlerësimi i dëmeve (Video)

Banorët e Hasanbegut të dëmtuar nga vërshimet e gushtit të vitit të kaluar shprehen të zhgënjyer nga mënyra e kompensimit të dëmeve. Disa nga banorët thonë se janë kompensuar shumë më pak se sa autoritetet kishin premtuar në fillim.

“Kur kanë filluar kompozimi k pasur premtime plotë por nuk kanë realizuar as 30 %b unë kamë pasur 85 cm ujë në shtëpi por duhet të paguhet por askund nuk janë ata, unë në shtëpi kam pasur teknik të bardhë , mobilje dhe orendi por askund nuk janë kompensuar”, deklaroi një banor për Alsat-M.

Nga komisioni për vlerësimin e dëmeve thonë se për pasurinë e patundshme deri tani kanë paguar rreth 386 milion denarë ndërsa për pasurinë e tundshme kanë paguar 205 milion denarë. Ndërkohë, as kompensimi i dëmeve bujqësore dhe të makinave ende nuk ka përfunduar. Nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar u dëmtuan mbi 5 mijë familje./Telegrafi/