LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 80 – 100 metra ka në qafën malore Strazhë. Në rrugët tjera nëpër shtet, komunikacioni zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, informon “Rrugët e Maqedonisë”, përcjelll Telegrafi Maqedoni.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan–Makedonska Kamenicë–Delçevë, Vinicë–Berovë, Gostivar–Strazhë, Mavrovë–Dibër–Strugë, Demir Kapi–Udovë, Katllanovë–Veles, Krushevë–Demir Hisar dhe Resnjë–Bukovë.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë./Telegrafi/