SHGM: Deklaratat e Karaxhoskit janë të papërgjegjshme dhe joprofesionale
Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ofendimin e gazetarëve nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, i cili në deklaratën e 22 shkurtit, raportimin e mediave për sistemimin e gjykatësve nga gjykata penale në gjykatën për kundërvajtje i vlerësoi si vullgaritete teatrale, ndërsa gazetarët i etiketoi si “gazetarë të vetëshpallur”.
Në kumtesen e SHGM-së mes tjerash thuhet se ”deklaratat e tilla të Karaxhoskit, të cilat përsëriten vazhdimisht, janë të papërgjegjshme dhe joprofesionale dhe paraqet përpjekje të pasuksesshme për rrënimin e kredibilitetit dhe integritetit të gazetarëve. Nëse ka pasur raportim joprofesional nga gazetarë të caktuar për sistemimin e gjykatësve, Karaxhovski mund të kërkonte mbrojtje nga Këshilli i Nderit në SHGM ose nga Këshilli për Etikë në media, ndërsa në instancë të fundit edhe nga organet gjyqësore, por në asnjë rast nuk kishte të drejtë t’i diskualifikongte të gjithë gazetarët, me qëllim dëmtimin e besimit të publikut ndaj mediave.
Karaxhovski për gjendjet e vështira në sistemin gjyqësor nuk duhet të kërkojë fajtorë kujdestarë tek gazetarët, por duhet të marrë përgjegjësi personale për mangësitë në punën e gjykatave, për çka konfirmoi edhe vendimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut më 9 shkurt. Ai patjetër duhet të respektojë rolin e mediave në demokraci si mbrojtës të interesit publik, duke kërkuar vazhdimisht nga institucionet që të jenë transparente dhe të përgjegjshme.
Paraqitja e tillë e Karaxhovskit korrespodon plotësisht me reagimet e Gjykatës Penale në lidhje me raportimet e mediave për ndryshimin e orarit vjetor të gjykatësve nga ana e U.D. kryetare e gjykatës, Tatjana Mihajllova, e cila në vazhdimësi nuk lejon ekipet gazetareske të xhirojnë në gjykimin e ish kryeministri Nikolla Gruevski, duke u fshehur pas kërkesës të dyshuarit të mos xhirohet. Megjithatë vendimi përfundimtar nëse do të xhirohet apo jo është e gjzkatësit, i cili vendos sipas bindjes së tij dhe duke u bazuar në interesin publik të qytetarëve të informohen për akuzat kundër ish kryeministrit.
Kërkojmë nga kryetari i Këshillit Gjyqësor publikisht të kërkojë falje për ofendimet e shprehura ndaj gazetarëve, ndërsa nga gjykatësja Mihajllova të lejojë ekipet gazetareske të xhirojnë gjykimin e Gruevskit. E drejta e prezumimit të pafajsisë për ish kryeministrin nuk mund të ketë përparësi përpara të drejtës së opinionit publik për të qenë i informuar.”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier
I bllokohet arma në një poligon të Novobërdës, por më pas aksidentalisht i shkrepi arma duke qëlluar një zyrtar policor
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës