LAJMI I FUNDIT:

Ferrari prezanton bolidin e ri (Video)

Ferrari prezanton bolidin e ri (Video)

Është prezantuar pak minuta më parë makina e re Ferrari që do të garojë këtë sezon në Botërorin e Formula 1.

Ajo quhet SF70H, njëvendëshja që do të pilotojnë Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, me shpresën që të risjellin në Maranello titullin kampion.


Mercedes prezanton bolidin e ri (Video)
Lexo po ashtu Mercedes prezanton bolidin e ri (Video)

Bolidi i ri ka numrin 70 në nder të 70-vjetorit të krijimit të markës Ferrari.

Makina e re Ferrari do të debutojë zyrtarisht ditën e hënë në pistën spanjolle të Montmelo, kur dhe zhvillohen testet e para dimërore edhe pse sot do të jetë Raikkonen ai që do të zhvillojë disa xhiro në pistën e Fiorano (100km ku do të lejohet edhe të xhirohen pamje për publicitet, sipas rregullores së FIA).