LAJMI I FUNDIT:

Vajza e ish-ushtarit të vrarë të UÇK-së varroset sot, familja nuk dyshon se ajo u mbyt qëllimisht

Vajza e ish-ushtarit të vrarë të UÇK-së varroset sot, familja nuk dyshon se ajo u mbyt qëllimisht

Varrimi i Bleranda Currit, vajzës së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Curri që u aksidentua mbrëmë për vdekje në Fushë-Kosovë do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Korreticë të Drenasit.

Bleranda 19 vjeçare ishte fëmiu i vetëm i ish-ushtarit të UÇK-së që u vra më 21 prill të vitit të shkuar me një plumb në kokë, dhe i cili dyshohet se ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale.


Familja Curri aktualisht nuk ka dyshime se mbesa e tyre është vrarë qëllimisht, njofton Klan Kosova.

Vajza e vdekur në aksidentin në Fushë-Kosovë është e bija e ish-ushtarit të UÇK-së, i vrarë vitin e kaluar
Lexo po ashtu Vajza e vdekur në aksidentin në Fushë-Kosovë është e bija e ish-ushtarit të UÇK-së, i vrarë vitin e kaluar

Kurse, familja e Admir Salihut personit i cili aksidentoi për vdekje, Blerandën jeton në fshatin Baks të Skënderajt.

Nga ana tjetër, edhe policia ka dhënë detaje përmes raportit ditor për aksidentin e mbrëmshëm në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari, i cili e ka goditur këmbësoren.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thonë në polici.

Në ndërkohë, njëri nga përfaqesuesit e familjes së 24 vjeçarit i cili e shkaktoi aksidentin që i kushtoi me jetë Blerandës pritet që rreth orës 13:00 të shkojë tek familja Curri për t`u pajtuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori