LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Papa Françesku ka deklaruar se është më mirë të jesh një ateist se sa të jesh pjesë e katolikëve që janë hipokritë dhe ndjekin jetë të dyfishtë.

“Është skandaloze të thuash diçka tjetër dhe të bësh diçka tjetër. Kjo është një jetë e dyfishtë. Janë gjithmonë ata që thonë “ jam katolik, ndjek gjithmonë meshat, i përkas atij grupi ose këtij grupi por veprojnë ndryshe”, ka thënë Papa Françesku.


Ai ka thënë se disa nga këta njerëz duhet të thonë se “nuk jetojnë si katolikët e vërtetë, nuk i paguajnë punëtorët e tyre rrogat që meritojnë, i shfrytëzojnë njerëzit, bëjnë punë të pista, pra thjesht ndjekin jetë të dyfishtë”, ka vazhduar ai, transmeton Klan Kosova.

Papa Françesku ka thënë poashtu se shumë shpesh  njerëzit me të drejtë thonë “se më mirë është të jesh ateist, se katolik si disa persona”.

Qysh nga ardhja e tij në këtë pozitë në vititn 2013, Papa Françesku u ka thënë katolikëve, si priftërinjve ashtu edhe besimtarëve që të praktikojnë atë çfarë thotë në të vërtetë ky religjion.

Ai poashtu shumë shpesh ka dënuar edhe abuzimin seksual të fëmijëve nga priftërinjtë duke e quajtur atë si “veprim satanik”.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori