Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është organizuar Akademi Përkujtimore për 72 vjetorin e rënies së komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.
Në këtë akademi të organizuar për nder të këtyre dy figurave historike, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova po kujton me nderimin më të lartë institucional komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, si dhe do t’i nderojë gjithmonë të gjitha figurat që dhanë kontribut për lirinë e saj.
“Kanë kaluar tre çerekë shekulli që nga dita kur fundi i një Lufte Botërore po shënonte ngadhënjimin mbi të keqen në rrafshin global. Ngadhënjimi i botës demokratike mbi fashizmin dhe nazizmin ishte e arritur e madhe e njerëzimit. Përballë historisë, shqiptarët si komb, e themi me krenari dhe legjitimitet, ishin rreshtuar krahas popujve antifashistë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti shtoi se shqiptarët e Kosovës, të cilët mezi u kishin shpëtuar planeve dhe projekteve politikës serbe për shkombëtarizim dhe dëbim ndërmjet dy luftërave botërore, kishin shpresë se nga kjo radhitje do të realizonin të drejtën për vendosur vetë për fatin e tyre.
Por, fatkeqësisht, sipas presidentit Thaçi, realiteti ishte më shumë se zhgënjyes.
“Pavarësisht këtij orientimi, kreu jugosllav e kishte para programuar qëndrimin kundër shqiptarëve. Asnjë zotim nuk do të mbahej. Asnjë parim nuk do të zbatohej. Asnjë padrejtësi nuk do të korrigjohej. Më 8 shkurt 1945, kreu politik jugosllav e vuri nën masa të jashtëzakonshme Kosovën në të ashtuquajturin administrim ushtarak”, tha presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se “administrimi ushtarak” ishte një nga akt–dokumentet më antishqiptare që ka prodhuar politika e Beogradit.
“Ky administrim i hapte rrugë terrorit, vrasjeve dhe likuidimeve të gjithë atyre që do ta pengonin ripushtimin e Kosovës edhe de facto edhe de jure. Përmes kësaj të drejte për të bërë krime, filluan likuidimet e personaliteteve me integritet kombëtar, vrasjet e krerëve të familjeve shqiptare, burgosjet, djegia e pasurisë dhe shkatërrimet sistematike”, theksoi ai.
Përballë një realiteti të tillë, presidenti Thaçi tha se komandanti i shquar, Shaban Polluzha, ndonëse i shtyrë në moshë, mori vendimin e drejtë dhe me bashkëluftëtarët e tij vendosën që ta ndajnë fatin me popullin e tyre.
“Shaban Polluzha kishte përvojë luftarake dhe përjetime jetësore nga më të ndryshmet. Që në rini kishte përjetuar pikëtakimin e kufijve të perandorisë austro-hungareze dhe mbretërisë bullgare në tokat e vendlindjes së tij. Kishte përjetuar burgosje dhe padrejtësi të pareshtura që i bëheshin familjes së tij dhe gjithë bashkëkombësve. Por, periudha më e rëndë, më e gjatë dhe gjithmonë e errët ishte ajo e sundimit të Serbisë, pavarësisht a ishte nën ombrellën e mbretërisë jugosllave, me emër të njërit ose tjetrit regjim”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kur doli hapur strategjia e ripushtimit të Kosovës në mbarim të luftës së Dytë Botërore, presidenti Thaçi tha se komandantit Shaban Polluzha iu bashkua edhe një luftëtar tjetër antikomunist, Mehmet Gradica.
“Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica u bënë një binom i rezistencës së parë, i kryengritjes së parë antikomuniste në Evropën Juglindore. Ishin dy personalitete të moshave të ndryshme. Por i bashkoi fati i njëjtë, radhitja nga ana e popullit të pambrojtur. Dhe për mbrojtjen e tij, ata nuk kursyen asgjë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti theksoi se një prej vlerave themelore të shtetit tonë të ri është mbrojtja institucionale e kategorive të dala nga lufta, e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmoreve.
Sado e dëmtuar nga plagët e së kaluarës, duke mos e harruar të shkuarën, presidenti Thaçi tha se Kosova e ka të qartë orientimin e saj drejt së ardhmes si vend paqësor me fqinjët dhe rajonin, me orientim të pashmangshëm drejt vlerave euroatlantike dhe me synim të qartë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.
“Kosova si vend i lirë dhe demokratik është e gatshme të reflektojë vlera universale të paqes, humanizmit dhe pajtimit”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City