LAJMI I FUNDIT:

Aksion masiv i policisë kundër kanabisit

Aksion masiv i policisë kundër kanabisit

Në luftën kundër kanabisit, Policia e Shqipërisë, ka nisur një aksion masiv në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve të reja.

Detajet e 24 orëve të para të këtij operacioni tregojnë se kontrollet po zhvillohen në serra, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele dhe banesa të braktisura. Kontrollet më pas do të vijojnë në ambiente të hapura dhe në banesa, bazuar këto mbi informacionet që po grumbullon policia.

Operacioni ka për qëllim evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve të bimëve narkotike dhe sekuestrimin e farave kanabis sativa.


Mijëra punonjës policie janë angazhuar në të gjithë vendin dhe në grupet e monitorimit janë drejtuesit e Policisë së Shtetit. /TCh/Telegrafi/