Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ku ky kishte shprehur domosdoshmërinë e pastrimit të policisë nga korrupsioni dhe kriminaliteti.
Policia e Kosovës thotë se “sa i përket dyshimeve dhe hipotezave dhe gjasave të probabilitetit për një numër të madh të policëve të korruptuar, e inkurajojmë z. Mustafa që dyshimet e tija ti paraqes tek institucionet kompetente dhe e sigurojmë z. Mustafa edhe pse besojmë se e ka të qartë se PK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga shantazhet dhe tendenca për ndërhyrje në pavarësinë operacionale”, transmeton Telegrafi.
Reagimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit lidhur me një deklaratë të dhënë nga Nehat Mustaf zv/ Ministër në MPB, Policia e Kosovës reagon dhe sqaron si në vijim:
Policia e Kosovës (PK) dhe menaxhmenti i sajë janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës. Krahas etikes së lartë, integritetit dhe vlerave që ka PK, ne në vazhdimësi jemi shquar për efikasitet edhe në trajtimin e rasteve kur pjestarë të PK janë dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm, e që fatmirësisht nuk kanë qenë në numër të madhë.
Struktura organizative e Policisë së Kosovës mundëson menaxhim profesional sipas metodave të njohura menaxhuese moderne dhe menaxherwt, komandantët dhe eprorët tjerë në strukturë përkujdesen për të gjitha qështjet organizative, duke përfshirë edhe përgjegjësinë dhe llogaridhënien nga pozitat menaxheriale.
Referuar rastit të arrestimit të 59 zyrtarëve nga njësitet e trafikut rrugor vlerësojmë se janë raste të izoluara dhe në asnjë mënyrë nuk e zbehin imazhin e mirë të punës së PK-së në përgjithësi. Zyrtarët e arrestuar janë individ brenda organizatës dhe si të tillë trajtohen ligjërisht për përgjegjësinë e tyre, ndërsa sa i përket përgjegjësisë menaxheriale PK tashmë ka ndërmarrë veprime konkrete deri në këtë fazë edhe në kuadër të përgjegjësive të stafit menaxhues në njësit ku zyrtarët policor kanë qenë të involvuar në aktivitete të kundërligjshme. Në arrestimin e këtyre zyrtarëve policor ka dhënë kontribut edhe vet PK-ja.
Sa i përket dyshimeve, hipotezave dhe gjasave të probabilitetit për një numër të madh të policëve të korruptuar, e inkurajojmë z. Mustafa që dyshimet e tija ti paraqes tek institucionet kompetente dhe e sigurojmë z. Mustafa edhe pse besojmë se e ka të qartë se PK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga shantazhet dhe tendenca për ndërhyrje në pavarësinë operacionale.
Lidhur me deklarimet e z. Mustafa për angazhimet e disa zyrtarëve policor në universitete publike e kolegje private, kjo çështje është e rregulluar me procedura të veçanta dhe angazhimi i tyre në kolegje jashtë orarit të rregullt është i autorizuar dhe në përputhje me procedurat e PK, dhe në asnjë mënyrë angazhimi i zyrtarëve të PK-së me grada akademike nuk duhet përceptuar si ” sjellje nëpër kolegje” por si një vlerë shtesë jo vetëm për PK-në por edhe për institucionet arsimore.
PK-ja nga viti në vit ka realizuar suksese evidente në luftimin e të gjitha llojeve të krimit , impakti i të cilave tejkalon edhe kufijt e Kosovës, ku konkretisht parandalimi dhe luftimi i narkotikëve dhe trafikimit me qenje njerëzore janë fusha ku PK, ka patur rezultate signifikante të cilat janë qmuar edhe nga mekanizmat dhe partnerët ndërkombëtar.
Tendenca për të paraqitur PK-në, në mënyrë hipotetike dhe me gjasa të probabilitetit si institucion i korruptuar nuk kupohet ndryshe veq se përbuzje, njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë mijëra burra dhe gra, të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Satisfaksioni më i madh për PK-në do të vazhdoj të jetë besimi i qytetarëve për PK-në, dhe në asnjë rrethanë perceptimet personale si këto të z. Mustafa, nuk do të zbehin imazhin dhe përkushtimin shumë të madh të PK-së për ti shërbyer vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PTHP ngrit procedurë hetimore ndaj 21 vjeçarit nga Shkupi, nën akuzën për ngacmim seksual
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite