LAJMI I FUNDIT:

LaFerrari vs Spyder: Edhe një garë intriguese, mes dy super-veturave (Video)

LaFerrari vs Spyder: Edhe një garë intriguese, mes dy super-veturave (Video)

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është zhvilluar gara e shpejtësisë mes dy super-veturave.

Derisa LaFerrari nga Ferrari është një prej 500 njësive të prodhuara, ky Spyder i përket koleksionit prej 918 makinave që janë krijuar nga Porsche, transmeton Telegrafi.


Interesimi për të parë këto dy vetura të fuqishme, ka bërë që shumë njerëz të mblidhen pranë pistës prej 800 metrash, ku është zhvilluar gara.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni sfidën mes makinave sportive që kanë fuqi të madhe dhe arrijnë shpejtësi të lartë, brenda një periudhe shumë të shkurtër. /Telegrafi/