LAJMI I FUNDIT:

Basha: Qeveria teknike, stacioni i parë i ndryshimit të madh

Basha: Qeveria teknike, stacioni i parë i ndryshimit të madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga çadra në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka deklaruar sërish pasditen e së mërkurës se, protesta do të vazhdojë derisa të sigurohen zgjedhjet e lira e të ndershme.

Fillimisht, Basha u ka shprehur mirënjohjen e tij të rinjve të pranishëm në këtë protestë, duke i falenderuar për vendosmërinë e tyre. Më pas, Basha ka theksuar se, Shqipëria nuk do të jetë kurrë më kjo që ka qenë deri më sot.

“Ajo do të ndryshojë rrënjësisht. Nuk do të lejojmë më parlament pazaresh, prapa të cilit fshihet korrupsioni. Kurrë më nuk do të pranojmë një republikë të kalbur në themele”, ka thënë Basha.


Ai ka theksuar se, qeveria teknike është vetëm “stacioni i parë” i kësaj lëvizjeje të opozitës. “Së bashku po hedhim themelet e një Shqipërie tjetër, e një republike tjetër e cila nuk do të ketë asgjë të përbashkët me republikën që do të përmbysim, republikën e korrupsionit dhe drogës, ku një grusht oligarkësh kanë shtënë në dorë gjithë pushtetin”, ka thënë Basha.

Ai ka akuzuar këtë grup oligarkësh se, “po bëhen gati të kapin zgjedhjet e ardhshme për të mbytur çdo mundësi për ndryshim dhe për të kthyer çdo qytetar të lirë në një skllav”.

“Ne jemi të vendosur për ta hedhur nga themelet këtë qeveri të kalbur e të korruptuar. Ne nuk tërhiqemi deri në fitore. Ne kemi një model europian dhe ju mos kërkoni asgjë më pak se ky model. Shqipëria që po vjen është Shqipëria juaj dhe do të jetë në duart tuaja. Asgjë nuk do të jetë më si më parë”, u ka thënë Basha të rinjve të pranishëm./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori