“Ndjekim me vëmendje rritjen e propagandës e dezinformimit nga ana ruse në Ballkan”, thotë për Deutsche Wellen, Laurie Walker, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Sigurinë.
Deutsche Welle: Po bëhet e qartë një rritje e influencës ruse në Ballkan. Duke pasur parasysh edhe pasigurinë lidhur me administratën e re amerikane, si po reagon NATO për këtë?
Laurie Walker: Ne e shikojmë rajonin si të një rëndësie strategjike, por jemi edhe tejet të angazhuar, që të sigurojmë që vendet e rajonit të jenë të afta të marrin vendimet e tyre pa presion. Për këtë arsye jemi të shqetësuar për rritjen e propagandës dhe dezinformacionit që shohim nga pala ruse. Perspektiva jonë është që të përballemi me faktet në një mënyrë të qetë dhe të qëndrueshme. Ne nuk konkurrojmë në një garë propagandistike me Rusinë, por i lëmë faktet të flasin vetë. Por mendoj se është e nevojshme të jemi kujdesshëm dhe të shohim faktet, nganjëherë ekzagjerohet me ndikimin rus. Po të shikoni Serbinë për shembull, statistikat për tregtinë e Serbisë me Rusinë bëjnë fjalë për 8%, në një kohë që me Bashkimin Europian ato arrijnë rreth 60%. Kemi nevojë t’i shohim gjërat në këtë perspektivë.
Çfarë hapash po merrni ju konkretisht për këtë fenomen në rritje?
Ky është një fenomen në rritje, por jo plotësisht i ri. Ajo që po bëjmë është t’i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh në rajon, dhe jemi po ashtu të angazhuar politikisht atje. Sekretari i Përgjithshëm vizitoi së fundmi Bosnjën dhe KFOR-in në Kosovë.
Si i shikon NATO këto vende në strategjinë e sigurisë për rajonin?
Më lejoni të them diçka lidhur me perspektivën e përgjithshme për atë se si NATO i përqaset rajonit.
Gjëja e parë që bën NATO është të shtojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në veçanti me angazhimin me prezencën e KFOR-it në Kosovë. Por ne punojmë me të gjitha vendet në rajon në partneritet dhe për reforma, duke i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre dhe forcojnë integrimin e bashkëpunimin me njëri-tjetrin.
Për sa i përket Kosovës, NATO nuk është e përfshirë në procesin e njohjeve, ne kemi status neutral dhe jemi aty në bazë të rezolutës së OKB-së 1244 për të garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet atje.
KFOR është përgjegjësi i tretë pas policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe jemi duke mbështetur forcat e sigurisë në ndërtimin e kapaciteteve për të efektivizuar rolin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Por në Kosovë si edhe në Bosnje kemi po ashtu një rritje të pasigurisë për shkak të influencave të ndryshme dhe provokimeve. Si reagoni ju në raste të tilla, le të kujtojmë ndërtimin e murit në Mitrovicë, apo provokimi me trenin?
E rëndësishme është ruajtja e qetësisë dhe zbutja e retorikës, sepse kjo është në interesin e të gjithëve, pra të bashkëpunojmë. Ky është mesazhi thelbësor që NATO dërgon rregullisht: Që ne kemi një status neutral, dhe mbështesim stabilitetin në rajon. Muri po prishet, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm bisedoi me kryeministrin serb, (Aleksander Vuçiq) gjatë forumit në Davos për incidentin me trenin e për të shprehur shqetësimet e tij, e më pas patëm një takim tjetër në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, të cilin ne e mbështesim fort. Mesazhi ynë është të hedhim vështrimin më larg dhe të mbetemi të qetë. Rritja e retorikës nacionaliste nuk është në interesin e askujt.
Në Malin e Zi ka një pjesë të madhe të popullsisë që kundërshton anëtarësimin në NATO. Po bëni diçka për të siguruar mbështetjen për NATO-n në këtë vend?
Jam i vetëdijshëm, se gjysma e popullsisë është kundër anëtarësimit në NATO, dhe se qeveria u zgjodh me platformën e një anëtarësimi në NATO, po ashtu edhe një numër partish opozitare mbështesin anëtarësimin në NATO. Por ne e pranojmë se kjo është ende një çështje e debatit publik në vend, dhe se ka pasur shumë përpjekje nga autoritetet e organizatat jofitimprurëse për të angazhuar njerëzit në një diskutim për anëtarësimin në NATO, se çfarë do të thotë kjo, cilat janë beneficionet që dalin prej tij, dhe ne kemi qenë pjesë e këtij diskutimi.
Ka pasur shumë diskutime në rajon së fundmi për rritjen e ekstremizmit islamik në rajon…
Duket folur në kuadër të asaj që bën NATO, do të kthehesha tek krijimi i elementëve bazë: ndërtimi i institucioneve dhe kapaciteteve. Po punojmë me të gjitha vendet e rajonit në këtë drejtim, në trajnim, personel dhe aftësinë operative. Kemi punuar për shkatërrimin e armëve të vogla në rajon dhe mijëra ton municioni për të siguruar që ato të mos keqpërdoren. Kështu po bëjmë shumë bashkarisht me vendet e rajonit.
Laurie Walker është përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Strategjinë e Sigurisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?