Televizioni gjermanofrancez ‘Arte’ ka dhënë sonte dokumentarin me titullin “Protektoratet e harruara të Evropës. Këtu jepet një pasqyrë e zymtë e situatës në Bosnjë dhe në Kosovë 20 gjegjësisht 17 vjet pas luftërave në këto vende.
Në Bosnjë dhe në Kosovë janë derdhur ndihmat më të mëdha për kokë banori që bashkësia ndërkombëtare ka dhënë ndonjëherë në botë, transmeton albinfo.ch. Por ku kanë mbetur këto të holla? Autorët kanë vizituar vendet e përmendura dhe kudo kanë hasur në dështime.
“Qytete që digjen, minare të rrënuara, kisha të shkrumbuara: kështu dukej Jugosllavia e shkatërruar në vitet `90 të shekullit të kaluar. Lufta e nxehtë mu në mes të euforisë së përfundimit të luftës së ftohtë. Që atëherë, me mijëra ekspertë të paguar mirë nga perëndimi ia kanë mësyrë në produktet e dala nga rënia e shtetit të përmendur për të ndihmuar shtetet e reja, demokratike për të qëndruar në këmbë. Miliarda euro të tatimpaguesve perëndimorë janë derdhur para së gjithash në “Protektoratet e harruara të Evropës”, thuhet në dokumentar.
Autorët kanë intervistuar zyrtarë të lartë të BE-së, diplomatë, studentë, punëtorë e të papunë. Ajo që shihet në fakt është një djerrinë sociale dhe ekonomike, një katastrofë pas një katastrofe.
Mbrapa zhgënjimit fshihet mllefi në rritje: Ku mbetën paratë? Kush ka përfituar nga ato, rreth 1. 2 miliard euro janë investuar vetëm në një autostradë prej gjithsej 80 kilometrash në Kosovë. Fabrikat janë të heshtura, njerëzit luftojnë për ekzistencë, ekspertët si mjekët nga shtetet e varfra në të cilat privatizimi i dhunshëm ka sjellë dhe ka ndjellë korrupsionin, edhe mediat i janë nënshtruar strukturave mafioze.
Më tutje dokumentari fokusohet edhe në përhapjen e fundamentalizmit islamik në të dy vendet e reja ballkanike. Në disa shkolla në Bosnjë madje mësimi ka filluar të zhvillohet ndaras, në njërin ndërrim myslimanët, në tjetrin katolikët (kroatët). Dhe kjo gjendje tolerohet nga paradhënësit e verbër për të parë realitetin”.
Në emision, për situatën në Kosovë flet Albin Kurti, Andrea Capusela (ish funksionar i lartë ndërkombëtar në Kosovë) si dhe kryeredaktorët e gazetave Koha Ditore dhe Zëri, Agron Bajtrami dhe Arbana Xharra.
Të gjithë ata drejtojnë gishtin e akuzës nga elitat e korruptuara politike vendore por edhe nga ndërkombëtarët të cilët e tolerojnë këtë korrupsion, si çmim për stabilitetin. E në disa raste edhe ata akuzohen për pjesëmarrje në korrupsion.
Pasuritë e vendit janë kryesisht në duart e ish luftëtarëve të UÇK-së, të cilët si heronj të luftës shikohen si të paprekshëm dhe i trajtojnë këto pasuri të vendit si prona të tyre private, thuhet veç tjerash në dokumentarin e realizuar nga ‘Arte’.
Për ta parë dokumentarin, klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje