LAJMI I FUNDIT:

Promovohet regjistri dixhital për ciceronët në Maqedoni

Promovohet regjistri dixhital për ciceronët në Maqedoni

Asociacioni i Ciceronëve të Republikës së Maqedonisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ciceronëve, sot promovoi ueb-regjistrin dixhital të ciceronëve aktivë dhe të kualifikuar turistikë të vendit, i përpunuar me mbështetjen e Programit zviceran për Ritjen e Punësimit të Tregut- IME (Increasing Market Employability), raporton Anadolu Agency (AA).

Ueb-regjistrin mund ta përdorin operatorët turistikë dhe turistët për kryerjen turneve të organizuara me ciceronë aktivë. Ky regjistër përfshin të gjithë llojet e ciceronëve dhe përmban të dhëna për kualifikimin dhe certifikimin e ciceronëve, gjuhët që flasin, llojin e turneve që udhëheq, rajonin në të cilin punon si dhe informacionet e kontaktit.

Elena Ivanova, menaxhere e sektorit të turizmit në Programin e Rritjes së Punësimit të Tregut, beson se një nga hallkat më të rrezikuara në turizëm janë pikërisht ciceronët. Ajo njoftoi se regjistri dixhital i bashkon të gjithë ciceronët turistikë.


Ajo njoftoi se regjistri tashmë ka regjistruar rreth 350 ciceronë, por siç tha ajo, dihet se në Maqedoni ka rreth 790 ciceronë të regjistruar në Asociacionin e Ciceronëve dhe rreth njëqind ciceronë të turizmit malor. Sipas saj, është e rëndësishme që regjistri të plotësohet nga ciceronët e tjerë të paregjistruar.

Kryetari i Asociacionit të Ciceronëve të Maqedonisë, Branko Bosilkov, konsideron se kjo platformë e përbashkët e Asociacionit dhe programit zviceran “IME” do të mundësojë punë më efikase në këtë fushë.

Në lidhje me atë se çfarë informacione u plasohen turistëve nga ciceronët, Bosilkov deklaroi: “Janë vendosur shërbime të inspektimit në Ohër dhe Shkup, është në plan në Manastir, të cilat fillimisht do të kontrollojnë konkurrencën e paligjshme, domethënë ciceronë pa liçenca. Faza e dytë, Asociacioni i ciceronëve propozon ndryshime në ligjin për turizmin me të cilin rregullohen kushtet në të cilat ciceronët ushtrojnë punën e tyre dhe se si ajo liçencë do të zgjatet me anë të mekanizmave për testim dhe çfarë në fakt thuhet para vetë turistëve”.

Bosilkov, në lidhje me gjuhët e përdorura nga ciceronët në Maqedoni, tha se pothuajse të gjitha gjuhët evropiane janë të mbuluara, ndërsa ka deficit te ciceronët të cilët flasin gjuhën kineze dhe atë japoneze. Ai shtoi se asociacioni ka hartuar një projekt, i cili do të ofrojë trajnime të ciceronëve në gjuhët deficitare, por, siç tha ai, nuk ende nuk dihet se kur do të fillojë zbatimi i të njëjtit.

Regjistri, i cili deri më tani ka regjistruar rreth 350 ciceronë, në të ardhmen do të duhet të rritet në platformë interneti në të cilën ciceronët do të kenë mundësi për komunikim të ndërsjellë dhe shkëmbim të përvojave dhe informacioneve nga terreni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori